5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Shenja që tregojnë se arteriet tuaja janë të bllokuara dhe duhet të shkoni menjëherë tek mjeku

Disa nga shenjat që tregojnë shumë në lidhje me arteriet tuaja.

Nëse qarkullimi juaj i gjakut nuk po funksionon siç duhet, kjo mund të shkaktojë probleme me shëndetin në përgjithësi dhe nëse ky problem nuk adresohet, mund t’ju vendosë para një rreziku shëndetësor. Disa arsye pse mund të përballeni me një problem të tillë janë:

  • Qëndrimi ulur për shumë gjatë
  • Duhanpirja
  • Obeziteti
  • Ngrënia e ushqimeve me yndyra të ngopura

Dhimbje mesi

Ky problem mund të mos vijë vetëm nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, por edhe nga bllokimi arterieve gjithashtu. Studimet tregojnë se pjesa e poshtme e shpinës është e para që grumbullon pllakëza prandaj ulja e rrjedhës së gjakut në atë zonë mund të shkaktojë dobësim të disqeve që çojnë në dhimbje.

Dimbje pulpash

Artereoskleroza mund të jetë ajo që shkakton bllokim arteriesh në këmbët tuaja dhe është mjaft e përhapur tek ata që pinë duhan. Sapo të shfaqet kjo simptomë, është e rëndësishme ta kontrolloni veten dhe të bëni analiza për të parë qarkullimin e gjakut, transmeton living.al. Është e rëndësishme të përcaktoni nëse keni ndonjë problem në zemër.

Disfunksion erektil tek meshkujt

Meshkujt kanë probleme me ereksionin dhe kjo është një shenjë paralajmëruese për bllokimin e arterieve. Arteriet në legenin e tyre janë të bllokuara dhe kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një sulmi në zemër. Më mirë kontrollohuni tek mjeku se sa të merrni ndonjë pilulë për të zgjidhur këtë çështje.

Tendosje e nofullës

Kjo simptomë shfaqet më tepër tek gratë dhe një studim i Harvardit tregon se dhimbjet që burojnë nga nofulla dhe qafa janë simptoma të zakonshme të anginës që ndodh për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut që shkon drejt zemrës. Pasi  të konstatoni një simptomë të tillë duhet të shkoni tek mjeku.

Gjithashtu: ushtrohuni sa më shumë, bëni ndryshime në dietë dhe lini duhanin.

 

Related posts

Melinda çmendi shqiptarët në Zvicër, kështu iu kërceu para syve

dardanianews

Kjo kafshë mund ta ketë ilaçin kundër coronavirusit, shkencëtarët me ndihmën e lamës krijojnë antitrupa që mbrojnë qelizat e njeriut kundër virusit

dardanianews

Ministrja Vlora Dumoshi shpërndanë një foto me një nga zyrtarët e lartë të LDK-së, a po paralajmëron se ky do jetë kandidati i tyre për kryeministër

dardanianews