14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Bombardohet Ministria e Shëndetësisë me komente “Arben Vitia” në Facebook, ata i fshijnë

Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka publikuar një fotografi të Armend Zemajt me titull “Adresim i Ministrit Armend Zemaj lidhur me situatën rreth Covid-19”.

Nje fluks i madh komentesh janë duke u bërë në këtë postim të Ministrisë së Shëndetësisë. E komenti më i shpeshtë duket që është “Arben Vitia”.

Komentuesit janë duke e shprehur paknaqësinë ndaj ndërrimit të Ministrit të Shëndetësisë, dhe po kërkojnë rikthimin e Arben Vitisë në krye të detyrës.

Sipas qytetarëve Arben Vitia po cilësohet si heroi i Kosovës në fushën e Pandemisë COVID-19.

Ndërkohë disa qytetarë kanë raportuar se komentet që i kan bërë në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë, janë fshirë dhe po vazhdojnë të fshihen. Kjo për arsye se kishin komentuar “Arben Vitia”.

Related posts

Nga 1 korriku- një kafe 3 Euro?

dardanianews

Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme👇

dardanianews

Deputeti i VV-së përmes letrës publike e lutë LDK-në: Mos e formoni Qeverinë

dardanianews