9.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vret gruan, vajzat dhe qenin, më pas vret veten: Prej një jave të izoluar nga koronavirusi

Vret gruan, vajzat dhe qenin dhe më pas i jep fund jetës. 42-vjeçari anglez Robert Needham, nga West Sussex, vrau gruan e tij Kelly Fitzgibbons, 40 vjeç dhe dy vajzat e tyre Ava 5 vjeç dhe Lexi 3 vjeç.

Alarmi u dha nga nëna e 42-vjeçarit, një grua 77 vjeçe, e cila jetonte në shtëpi me ta.
Gruaja pa këtë të martë, trupat e pajetë të familjarëve të saj, përfshi edhe qenin e shtëpisë, duke lajmëruar autoritetet.
Dyshohet se 42-vjeçari ka vrarë familjen e tij, përfshi dhe qenin, para se ti jepte fund jetës. Needham ishte pronari i Needham Building Services, një kompanie të specializuar në ndërtim, e cila ishte shkrirë në muajin tetor.

E gjithë familja, po jetonte prej një jave në karantinë të izoluar, sipas vendimit të qeverisë angleze.

Vetëm disa ditë më parë, gruaja e ndjerë, kishte postuar në Facebook një fotografi familjare, ku shiheshin duke shëtitur pranë shtëpisë, në një situatë kaq të vështirë prej koronavirusit.

Të afërmit e çiftit por edhe të njohur të tyre ndihen të tronditur, teksa familjen e përkufizonin si të adhurueshme, teksa nuk kishin shfaqur asnjë problem.

Related posts

Vjedhje e votave me “trenin bullgar”/ Bekim Jashari ka këtë thirrje për Prokurorinë

dardanianews

Dy ditë pasi e kritikoi qeverinë Kurti, Glauk Konjufca shkarkon nga puna motrën e gruas së Sylejman Selimit

dardanianews

25 vjet rezistencë, ekspozitë për kontributin atdhetar të familjes Lleshi në Kosovë

dardanianews