22.5 C
New York
June 21, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

“SHIK-u i ka raportuar Ibrahim Rugovës”, bashkëluftëtari i Sali Çekajt ‘trondit’ Hisen Berishën

Ish Komandanti në Betejën e Koshares, tash anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit.

Berisha ka deklaruar se SHIK-u, shërbim ky i cili është akuzuar se qëndron prapa vrasjeve politike, i ka raportuar Ibrahim Rugovës.

Madje sipas Berishës, Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Ibrahim Rugovën!

“Unë jam dëshmitar i daljes nga zyra e Rugovës në Velani dhe më thonë futu qitu dhe kur hynë brenda, hynë pa emër — SHIK’u. Kjo ka ndodhur pak para vdekjes së Rugovës, në vitin 2005. Unë kam dalur nga zyra e Rugovës, shkallëve teposhtë, sigurimi më thanë futu këtu në një zyrë sepse po futet një delegacion… kur shoh (SHIK’u). Janë futur brenda në zyre të Rugovës, unë kam qenë prezent aty. Kadri Veseli e ka takuar Rugovën më shpesh se unë, e që unë kam pasur takime pa protokoll”, ka deklaruar Hisen Berisha.

Por fjalët e Hisen Berishës po i kundërshton ashpër Saim Tahiraj, ish veprimtari i LDK-së dhe ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt.

Image

Saim Tahiraj

“Kjo intervistë e Hisen Berishës pas njëzet dy viteve po e hapë një kapitull të ri me shumë befasi dhe dilema, që vetëm Hisen Berisha mundë të ju japë përgjigje dhe sqarime shumë enigmave dhe pyetjeve që dalin nga këto! Pasi që SHIK-u paska qenë shërbimi i UÇK-së dhe në të mirën e saj dhe të Kosovës, atëherë pse nuk e pengoi vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit? Ai së bashku me themeluesin e tij SHISH-in e kishin këtë fuqi sepse kontrollonin çdo gjë në territorin Shqiptarë. Po supozojmë se nëse nuk mundi ta pengoj vrasjen, pse kurrë nuk e zbuloi atë? Nëse SHIK-u kishte punuar në të mirë të Kosovës, ju pyes se vrasja e Ministrit kolonel Krasniqit a ishte në të mirë apo në dëm të Kosovës? Nëse ishte në dëm të Kosovës, pse nuk u pengua, por u ndihmua dhe kurrë nuk u zbulua?”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Sipas tij, kishte edhe vrasje tjera ndër shqiptare gjatë luftës, të cilat nuk u penguan dhe kurrë nuk u zbuluan.

“Pse nuk u penguan dhe pse së paku nuk u zbuluan nga SHIK-u? Këto vrasje a ishin në të mirë të Kosovës apo në dëm të saj? Nëse ishin në dëm të saj pse nuk u penguan, apo së paku pse nuk u zbuluan deri sot? Të gjitha vrasjet politike, mbi njëqind që ndodhën pas lufte pse ndodhën dhe kush i bëri? Shumica nga ta ishin aktivist dhe udhëheqës të strukturave partiake të LDK-së, ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të Presidentit Rugova”, shprehet më tej Tahiraj.

“Pasi, sipas jush SHIK-u i paska raportuar Presidentit Rugova, pse nuk e informoi atë dhe pengoi këto vrasje? Disa atentate ndodhën kundër Presidentit Rugova, pse nuk e paralajmëroj atë dhe pengoj ato? Pasi që paskan pasur takime të shpeshta për çka ndodhen ato? Për takimin me delegacioni e SHIK-ut, që ju e keni parë, për çfarë u bisedua? Për informacione të reja apo për kërcënimet e radhës?”, thekson më tej bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

Tahiraj thotë se prapa vrasjeve politike qëndron SHIK-u.

“Të gjitha këto vrasje politike të pas luftës a ishin në dobi apo në dëm të Kosovës? Nëse ishin në dëm të Kosovës, pse nuk i pengoi SHIK-u apo së paku t’i zbuloi ato? Për të gjitha këto vrasje politike shërbimet e shteteve mike gishtin e drejtuan ka SHIK-u, madje me emra të përveçëm. Disa dosje të UNMIK-ut që u bënë publike para disa javëve, po ashtu citohen emra që janë të lidhur me SHIK-un dhe institucionet tjera të sigurisë që ishin nën kontrollin e SHIK-ut. Nëse në të ardhmen vërtetohen këto, si do e ndien veten Hisen Berisha? Ku sipas tij, Presidenti Rugova paska qenë i informuar për të gjitha këto dhe nuk mori asgjë për ti penguar ato!”, deklaron Tahiraj.

Tahiraj shprehet se Hisen Berisha ka marr një mision të vështirë mbi supet e tij.

“Si do ndihet Fetah Rudi, i cili i din me emër dhe mbiemër se kush ishin vrasësit? Hisen Berisha ke marrë një mision shumë të vështirë mbi supet tua, apo ndoshta e keni pasur dhe nuk e kemi ditur! Duhet të ju përgjigjeni pyetjeve dhe dilemave që ke ngritur?! Nëse vërtetohet, që sipas jush SHIK-u punoi dhe veproi në të mirën e Kosovës, atëherë edhe të gjitha vrasjet politike a ishin në të mirën e Kosovës? Nëse të gjitha vrasjet politike ishin në dëm të Kosovës, atëherë pse nuk i pengoi SHIK-u, pasi punoi në të mirë të Kosovës? Më së paku do të mundë t’i zbulonte dhe kriminelët do merrnin dënimin e merituar. Ky do të ishte shërbimi më i vogël dhe satisfaksion për familjarët e viktimave”, përfundon për “Bota sot”, Saim Tahiraj, ish veprimtari i LDK-së dhe ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt.
Kujtojmë se ish udhëheqësi i SHIK-ut, Kadri Veseli, i cili po qëndron i burgosur në Hagë, ndër tjerash akuzohet nga Gjykata Speciale për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

 

 

Related posts

Veriu i Kosovës i bindet Serbisë : Ndalim qarkullimi për 48 orë

dardanianews

Ekskluzive: Këtu mund ta ndiqni ‘live’ rënien e raketës kineze në Tokë

dardanianews

Familja Geci: Isa Mustafa Të Japë Dorëheqje Sot, Edhe 7 Ditë Kemi Kohë!

dardanianews