10 C
New York
May 20, 2025
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Shkarkohet edhe një zyrtar i SHSKUK-së

Përbërja e vjetër e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në krye me Prof. Naser Ramadanin, kishte emëruar Ramadan Sejdiun në cilësinë e këshilltarit të Bordit.Por i njëjti është shkarkuar nga përbërja e re e Bordit të SHSKUK-së, pasi pozitën e tij e ka sqaruar zyra ligjore e këtij institucioni, shkruan Gazeta Shneta.SHSKUK në një përgjigje për Gazetën, shkarkimin e Sejdiut, e ka konsideruar si skadim të kontratës. “Këshilltarit të Bordit të kaluar, i ka skaduar kontrata me përfundimin e punës së Bordit të kaluar. Pra, ai ka qenë i angazhuar për aq kohë sa ka qenë Bordi i kaluar”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Për emërimin e Sejdiut Gazeta Shneta ka raportuar disa muaj më parë, ndonëse Bordi dhe menaxhmenti i SHSKUK-së nuk patën dhënë sqarime në lidhje me arsyet e këtij emërimi.Kujtojmë se Sejdiu ka qenë i arrestuar nga policia në Japoni nën akuzën për ngacmim seksual në vitin 2015, por i njëjti më pas ishte liruar nga akuza.Pas kthimit në Prishtinë, Sejdiu kishte folur vet publikisht për këtë rast duke mohuar rastin. “Pas një hetimi nga investiguesit shumë profesional dhe me mjete të sofistikuara, më në fund, me 19 Shtator u konstatua se denoncimi ishte i pabazë dhe i inskenuar për qellime të caktuara dhe nuk kishte fakte mbi ngacmimin seksual, andaj Prokurori Publik e ndërpreu arrestimin pa pasur nevojë të shkohet në gjykatë”, pati deklaruar ai.

Related posts

Lajmi i fundit: PZAP vërteton vendimin e KQZ’së, Kurtit dhe të tjerëve s’i lejohet kandidimi

dardanianews

Lëvizja Vetëvendosje ka tri opsione, njëra prej tyre bojkotimi i zgjedhjeve!

dardanianews

Ky është ish-ministri i PDK-së i mbajti në ministri 31 zyrtarë që s’kishin shkuar kurrë në punë

dardanianews