26.5 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
EkonomiFeatured

Bie dukshëm çmimi i veturave në Gjermani, kurrë më lirë skanë qenë Ky eshte cmimi i tyre

Çmimi i veturave në Gjermani ka rënë dukshëm. Kjo vlen sidomos për veturat dizel, të cilat shënojnë rënien më të madhe të çmimeve ndonjëherë.

Për këtë, Gjermania është duke eksportuar shumë makina në tregjet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Po ashtu, mijëra makina janë eksportuar në Serbi në gjashtë muajt e parë të vitit.

Aktualisht, tre milionë automjete të tipit dizell janë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve. Kjo pasi që shumica e automjeteve nuk do të mund të hyjnë në qendrat e disa qyteteve gjermane, që nga vjeshta.
Gjermanët e kanë me urgjencë shitjen e këtyre veturave që po qëndrojnë në parkim, ngase 25 euro është shuma e secilës veturë që duhet të paguajnë parkimin për një ditë të vetme, shkruan Indeksonline.

Pandemia ka bërë që çmimi i veturave të bie edhe më shumë ngase kriza ekonomike ka bërë që numri i blerësve të jetë më i vogël.
Nga Ballkani, blerësit më të mëdhenj janë serbët e kroatët, por që muajt e fundit është rritur edhe numri i blerjeve nga Kosova.

Dizelli në Gjermani po e humb vlerën, ngase shteti gjerman ka vendosur që nga vjeshta që të moslejojë vetura e këtij modeli për shkak të emetimit të madh të gazrave gjë që ndikon në ndotjen e ambientit./Indeksonline

 

Related posts

Rasti unik i zyrtarit kosovar që merr shtatë paga në muaj

dardanianews

Pamje të rënda, momenti kur Einxhel rrëzohet dhe thotë se e theu krahun

dardanianews

Publikohet rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne…

dardanianews