15.2 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shkëlzen Maliqi: Koalicioni LVV-PDK mund të ndodhë pas zgjedhjeve

Gjatë ditëve të fundit Kryediplomati Glauk Konjufca dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë ulur tonet me Partinë Demokratike të Kosovës.Ishte i pari Ministri i Jashtëm në detyrë Glauk Konjufca që deklaroi se do të marrin në koalicion atë parti që u dërgon ministra të pakorruptuar.Më tej këtë deklaratë të Konjufcës nuk e mohoi as Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Por, një koalicion të tillë nuk e sheh të mundur tani për tani njohësi i çështjeve politike Shkëlzen Maliqi.Maliqi në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se një koalicion i tillë mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve.“Mendoj se largimi i vijës së kuqe të LVV për koalicion me PDK-ne nuk vlen për situatën aktuale, kjo është e menduar për periudhën pas zgjedhjeve, kurdo që ato mbahen. LVV ka ndërmend që ta shfrytëzojë paraprakisht trendin e rritjes së përkrahjes, e thonë se mund të fitojnë mbi 50 %, por mbase e dinë se kjo nuk është realiste, prandaj llogarisin me PDK-në si partner, duke vlerësuar, si Gluak Konjufca, në konstruktivitetin dhe reformat që po bëhen në këtë parti nën drejtimin e Kadri Veselit.Edhe nga PDK-ja nuk e përjashtohet kjo mundesi, por jo me legjislaturën aktuale, nëse sërish dërgojnë emër të mandatarit për Kryeministër. Ky opcion mendohet pas zgjedhjeve të reja, kurdo që ato mbahen, nëse jo deri në vjeshtë, atëherë pas një a dy vjetëve.” thekson Maliqi.

Por nga Partia Demokratike e Kosovë kanë deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë dhe se nuk bëhen pjesë e asnjë kalkulimi politike./Gazeta Blic/

Related posts

Bisedë telefonike mes Kurti dhe Merkel, zbulohen detajet e bisedës

dardanianews

Mihrije Braha dhe Naim Abazi puthen në “Top Arena”, rrëfejnë të pathënat e martesës: Më xheloz…

dardanianews

𝐅𝐫𝐲𝐦𝐞 𝐞 𝐩𝐚𝐯𝐝𝐞𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞 𝐥𝐞𝐭𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞, 𝐦𝐛𝐫ë𝐦𝐣𝐞 𝐧ë𝐧 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐞 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐫𝐞𝐬𝐞

dardanianews