Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot ka vdekur një i infektuar me COVID-19 nga Komuna e Ferizajt, raporton Express.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.
Sipas MSH’së, ai ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./Gazeta Express/
Njoftim nga Klinika Infektive Prishtinë, 17 prill 2020 Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020…
Posted by Ministria e Shëndetësisë on Friday, April 17, 2020