Sot është një ditë e madhe,sa e dhimbshme po aq krenare,dita ku heroikisht ra për mos të vdekur kurrë,por u lartësua në përjetësi,heroi i ynë i madhi Rrustem Bruqi.
Patriot i madhë,veprimtarë i hershëm i qeshtjes kombëtare,bashkëideatorë i themelimit të bërthamave të para të njesiteve guerile së bashku me Sali Qekun,Xhemail Berishen dhe disa të tjerë që nukë po i përmendi.
Dha një kontribut të madhë në ministrin e mbrojtjes të udhëhequr nga ministri Ahmet Krasniqi,sidomos në krijimin e pikave të furnizimit me armatim së bashku me grupin e tij tash më të njohur si grupi i Deçanit të udhëhequr nga Sali Qeku.
Pastai u futë në Kosovë dhe punoj shumë për organizimin dhe përgatitjen e terenit për vendosjen e njesive operative të FARK-ut të komanduar nga Tahir Zema.Përgatiti dhe dërgoj në Shqipëri së bashku me grupin e tij ushtaret me të cilët u themeluan tri brigadat operative,ku u ë betimi i tyre në Papaj nën komanden e ministrit kolonel Ahmet Krasniqit.Ra në betejen e Logjës dhe kështu u bë themeltar i shtetit të Kosoves.
Sa herë që vjen Korriku malli dhe dhembja, për ty shtohen,por edhe krenaria që patëm fatin e madhë që të jemi bashkëpuntorë i juaj,Ju kujtojmë ç’do herë me respektin më të madhë heroi i ynë, heroi i Kosoves martire,
HEROI RRUSTEM BRUQI.
LAVDI TË PËRJETSHME VEPRËS SUAJ KOLOSALE NË SHËRBIM TË ATDHEUT.
Shkruan : Saim Tahiraj