14.3 C
New York
May 18, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

“Ideja e shkëmbimit të territoreve erdhi nga Thaçi e Vuçiq

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes finale është shtyrë dhe promovuar nga liderët e të dyja vendeve. Kështu ka thënë John Bolton, ish-këshilltar për siguri i presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilit ky opsion mori hov në fillim të vitit 2018.

Kjo është periudha kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte zhvilluar disa takime me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, pas të cilave e lansoi idenë për korrigjim të kufijve, shkruan KOHA.

Njohës të rrethanave thonë se pikërisht në vitin 2018 ndodhi kthesa e madhe dhe ideja që tradicionalisht është shtyrë nga Serbia të bëhet e pranueshme edhe për Kosovën.

“Ideja për shkëmbimin e territoreve nuk është një ide e cila mund të ketë ardhur nga komuniteti ndërkombëtar. Ajo ka derivuar nga vetë Ballkani, përkatësisht nga dy liderët – presidenti Thaçi dhe Vuçiq”, ka thënë për KOHËN Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive në “Civikos”. “Kjo ide është shtyrë nga pala serbe dhe këtë e ka thënë Daçiqi në vitin 2016, ku, sipas tij, kjo ide do të paraqiste një ndarje potenciale të Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë”.

Sipas Eminit, fatkeqësia është se kjo ide e Serbisë u pranua nga presidenti, por edhe ndërmjetësja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, duke shpresuar se do t’i jepet zgjidhje përfundimisht problemit Kosovë-Serbi.

Related posts

“Fuka mbas një muaj në karantinë”, kjo video e Vedatit do ju bëjë ta harroni koronavirusin

dardanianews

Mustafa flet për takimin e mbrëmshëm të LDK’së, ka një porosi për Vjosa Osmanin

dardanianews

Minutat e fundit të jetës së George Floyd, vdekja e të cilit ndezi protestat e dhunshme në SHBA

dardanianews