8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shokon’ ish agjenti: Ja vrasjet e koordinuara, ky është njeriu që u zhduk me 300 mijë franga në banesën e Thaçit dhe Grabovcit

Është ri aktualizuar përsëri çështja e vrasjeve të ndodhura gjatë luftës ne Kosovë, ku një pjesë e tyre kishin ndodhur edhe në territorin e Shqipërisë.

Është ish kryeministri Sali Berisha, ai i cili ka hedhur akuza të rënda ndaj ish kreut të Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosit.

Sipas Berishës, Klosi është organizator i vrasjes së ish Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit. Po ashtu, Berisha thotë se Klosi nuk ka zhvilluar hetime dhe ka penguar zbardhjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës.

E lidhur më këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut dhe ish ushtar i UÇK-së.

Miftari thotë se janë dy opsione të zhdukjes së Hoxhës.

Image

Naim Miftari

FOTO GALERI

“Janë dy opsione të zhdukjes të veprimtarit Remzi Hoxha. E para është marr nga njerëz të SHISH-it dhe nga torturat ju ka vdekë në duar dhe është zhduk në kënetat Lezhës dikund dhe opsioni tjetër tregon se trupi i te ndjerit është hedhë në deti. Unë kam pat lutur mikun tim Izet Haxhiun ish truporja e Salih Berishës të më tregoj çka din lidhur me ketë rast, Izet Haxhiu më tregon se kishte pyetur në një rast në atë kohë se ku u zhduk veprimtari Hoxha dhe disa lidhje nga SHISH-it i kishin than pse po interesohesh për ketë njeri i cili ishte njeri i UDB-së serë, çka jam i sigurt se ka qen gënjeshtër e SHISH , por vetëm mënyrë për mos të pyetur më për ketë njeri te cilin e kishin zhdukur vet.!”, thotë Miftari për “Bota sot”.

“Sidoqoftë ky person është zhduk kohen e Salih Berishës i cili pastaj bie nga pushteti dhe si shef i SHISH-it vjen Fatos Klosi, miku i Klani të Rognerit sidomos i Xhavit Halitit. Jam i sigurt se po të kishte dorë Salih Berisha me siguri partia kundërshtare, PS posa e ka marr pushtetin e kish ndjekë këtë krim, këtë zhdukje të Remzi Hoxhes me fajësuar vet Salih Berishën, por pse nuk e kanë bërë këtë hap, arsyet nuk i di”, deklaron ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Më tej, Miftari ka zbuluar detaje interesante, ku thotë se Sadri Ramqaj është zhdukur me 300 mijë franga, e ku kontaktin e fundit e ka pasur me Thaçin dhe Grabovcin.

“Por pse nuk e kanë hetuar këtë zhdukje, pastaj zhdukjen me siguri vrasjen tjetër kur zhduket eprori Sadri Ramqaj me gati 300.000 franga, ku kontakti i fundit ishte me Hashim Thaçin, Adem Grabovci në banesën e tyre. Pastaj vrasja e Ahmet Krasniqit, vrasja e zëdhënësit të parë të UÇK-së, Ali Ukës, janë vrasje të koordinuara. Interesant për vrasjen e Remzi Hoxhës dhe Ali Ukës, presidenti i Kosovës e akuzon qëllimisht Salih Berishën, duke përdorur termin se mbrojtja më e mirë është sulmi. Interesant Fatos Klosi gjatë një intervistë te Berat Buzhala, ja zbulon rastësisht gënjeshtrën e Hashim Thaçit se ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Klosi e demanton këtë edhe pse Buzhala tenton ta mbulojë këtë gënjeshtër me aludim se Thaçi është arrestuar me armëmbajtje, Klosi thotë se kjo nuk është e vërtetë”, shprehet Miftari.

Për fund, Miftari deklaron se për vrasjet e ndodhura në territorin shqiptar, përgjegjës është shteti i Shqipërisë.

“Për gjitha vrasjet në territorin e Shqipërisë, përgjegjësinë ka shteti shqiptar, sidomos SHISH i tyre. Nuk ka rëndësi kush ka qen në pushtet sa i përket deklarimeve të Klosit shumica e tyre janë propagandë dhe deklarata politike, nuk e tregon të vërtetën, Klosi e din shumë mirë kush e vrau Ahmet Krasniqin, Remzin, Alin, Sadrin…..Sipas meje në këto gjëra Salih Berisha është shumë më i pastër sesa këta tjerët që mundohen vrasjet e tyre, ligshtit e tyre t’ja mveshin Salih Berishës, i cili është ma atdhetar ma korrekt se sa këta të tjerët”, përfundon për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

 

 

 

Related posts

Anijet “fantazmë” të Iranit që po shpëtojnë Vladimir Putin

dardanianews

Dhëndri hakmerret ndaj nuses ditën e dasmës, publikon momentin ku e tradhton me kunatin e saj

dardanianews

Skandaloze: Erion Veliajt i publikohet audio-incizimi ku dëgjohet duke folur fjalë banale, synon ta kontrollojë FSHF-në

dardanianews