5.6 C
New York
March 19, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeLajmi i fundit

Shpërthim në Veri të Mitrovicës, lëndohen dy persona, dëmtohen disa vetura

Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Gazetën Express e dy persona janë plagosur në Veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur pak para mesnatës.

Elshani ka treguar se dyshohet se mjeti shpërthyes është një granatë dore dhe se ngjarja ka ndodhur tek Hoteli Bisevac. Njëri nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani për Express.

 

Related posts

Putin del me një ofertë bërthamore për Trumpin

dardanianews

UEFA merr vendimin, dërgon Xhakën e Shaqirin në Serbi

dardanianews

Autobusi nga Kosova aksidentohet në Gjermani, përplaset me një tramvaj

dardanianews