August 12, 2026
DardaniaNews
LajmeSociale

Shqipëria në hall me punëtoret e seksit: Punësohen në hotele si pastruese, pas përfundimit të orarit ofrojnë shërbime seksuale

Turizmi seksual lulëzon në rrugët e Tiranës dhe zona më të frekuentuara bregdetare ndërkohë që askush nuk i ndalon vajza të reja me shtetësi te huaj të vijnë të ushtrojnë prostitucion në Shqipëri.

“Shoqata e pacientëve me HIV AIDS krahas turizmit në rritje është rritur turizmi seksual, në rrugë shikon plot shtetas të huaja të cilat kontaktohen në network të ndryshme me klientët e tyre”, shprehet Olimbi Hoxha, kryetarja e shoqates.

Përveçse vetofrohen shtetaset e huaja shfrytëzohen edhe pronarët e hoteleve.

“Punësohen në shërbim si pastruese lavanderi, por pas përfundimit të punës ofrojnë shërbim seksuale në të njëjtin hotel”, shton më tej ajo.

Por turizmi seksual pa kontroll rriskon shëndetin  publik pasi janë shtuar frikshëm sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

“Ne jemi vendi i parë në rajon për infektimet me HIV”, shton ajo.

Ligji shqiptar ndalon ushtrimin e prostitucioni, por respektimi i tij cedon.

“Ne nuk kemi një strategji për turizmin seksual”, përfundon Olimbi Hoxha.

Related posts

Petritsch: Amerika kërkon njohje reciproke, BE’ja të jetë më e kujdesshme me Kosovën shkaku i pesëshes mosnjohëse

dardanianews

Mustafa komenton darkën e mbrëmshme në Berlin, Kurtin nuk e quaj tradhtar

dardanianews

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa do të shënojë termometri ditën e shtunë

dardanianews