June 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kjo është gjendja shëndetësore e kosovarëve që u aksidentuan me eskortën e Sali Berishës

Polica e Lezhës e ka proceduar penalisht një shtetas të Kosovës për shkak se i njëjti me veturë e ka goditur eskortën e Sali Berishës në aksin rrugor Milot-Thumanë, shkruan Gazeta Express.

Policia bën të ditur që pas aksidentit tre shtetas të Kosovës kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas mjekimit në spital, ata janë liruar pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte e mirë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë”-njofton policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Related posts

Kosova në ‘radarin strategjik’ të SHBA-së, paralajmëron eksperti austriak: Anëtarësimi në NATO, më afër se kurrë!”

dardanianews

Klopp rikthehet në stolin e Borussia Dortmund

dardanianews

LIVE: Dy shqiptarët shkëlqejnë me vokalin e tyre në finalen e Eurovisionit, ja si të votoni për ta

dardanianews