May 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Skandaloze dhe e tmerrshme: Një faqe e rinisë islame në Preshevë i vendos Skenderbeut flamurin serb

 Një faqe në Facebook me emrin ‘Rinia Islame Preshevë’ ka shkaktuar reagime të shumta, pasi që thonë se Heroi i Kombit, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, është serb.

Ata e kanë falemnderuar Zotin, pasi që sipas tyre bëri që Perandoria Osmane ta mbajë Shqipërinë për 500 vjet, që mos të asimilohej.

“Elhamdulilah falenderojmë të Madhin Zot Allahun e Lartësuar që e bëri shkak Perandorinë Osmane që me të mirat dhe të keqijat e saj e mbajti Shqiperinë për 500 vite pasi në kundërt nuk do të kishim Shqiperi por serbi në veri dhe greqi në jug dhe do te kishim asimilim të Shqiptarëve”, shkruan kjo faqe.

Më pas, në fotografi është vendosur Skenderbeu dhe një flamur serb në trupin e tij, kurse aty janë shkruar edhe emrat e familjarëve të heroit tonë. Në këtë foto janë të gjithë familjarët e Skenderbeut që sipas kësaj faqe “janë serbë” ose “të martuar me serbë”. E tmerrshme!

Related posts

Planifikohet atentat ndaj Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK’së

dardanianews

Buxheti i vitit 2020 votohet në mesnatë

dardanianews

Ky është burri që e rrahu mizorisht gruan e tij e cila vdiq sot në spital

dardanianews