8 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Skandaloze: Ministria e udhëhequr nga Vetëvendosje jep tender milionësh pa treguar kontratën

Botapress, 15 Prill – Ministria e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitia, ka dhënë tender në vlerë prej rreth 1 milion euro për furnizim emergjent me produkte farmaceutike për Coronavirus për një periudhë tre mujore, proces ky i prokurimit i zhvilluar nëpërmjet procedurës së negociuar dhe pa publikim të njoftimit për kontratë, raporton portali “Front Online”.
Tenderin e ndarë në disa lote e kanë fituar tri kompani: Lego SHPK, Agani dhe Liri Med.
Sipas dokumente që posedon “Front Online”, kompania Lego ka fituar tenderin për furnizim me barin “Tazocin” në vlerë prej mbi 23 mijë euro, mbi 18 mijë euro për furnizim me “Vancomycin”, mbi 23 mijë euro për furnizim me “Pantoprazol”, rreth 30 mijë euro për furnizim me “Aminosteril”, mbi 151 mijë euro për furnizim me ushqim parenteral “Nutriflex”, rreth 60 mijë euro për furnizim me Paracetamol 1000 mg, mbi 50 mijë euro për furnizim me Analgin 500 mg, mbi 11 mijë euro për furnizim me Propophol 200 mg dhe 15600 euro për furnizim me Etomidat 500 mg.

Ndërsa kompania “Agani” ka do ta furnizoj Ministrinë e Shëndetësisë me Morphina 20 mg në vlerë mbi 16 mijë euro.
Kompania “Liri Med” do ta furnizoj Ministrinë me Fentanyl 2 ml në vlere prej rreth 16 mijë euro.
Përndryshe, në Kosovë janë 377 raste të konfirmuara me Coronavirus, prej të cilave 306 janë active, 8 persona janë të vdekur dhe 63 të shëruar.

Related posts

Shtyhet sërish viti i ri shkollor, nga kjo datë mund të fillojë mësimi në shkolla

dardanianews

Nga e martja pritet borë në Kosovë

dardanianews

Rusia dërgon luftanijet raketore në Detin e Zi

dardanianews