1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Skender Hyseni pjesë e dialogut në Qeverinë “Kurti 2”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, foli për zhvillimet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Ai tha se, Qeveria Kurti, çdo ditë është duke punuar sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Madje, ai përmendi se në bisedimet që janë duke u zhvilluar në këtë Qeveri, po marrin pjesë edhe anëtarë me të cilët ata kanë qëndrime të ndryshme politike.

Si një nga këta persona ai veçoi, politikanin Skender Hyseni

Z.Kurti çdo ditë po I thërret afër vetes këshilltarë, emra të njohur politik madje edhe ata me të cilët nuk jemi pajtuar sepse nuk është më çështje më ajo mospajtimi në kuptim e asaj që kemi të ndryshme. Pra kemi me emra plotë , p.sh. Skender Hysenin, e ka ftuar z, Besnik Bislimi, d.m.th. po e përmendi emrin që më së shumti kemi pasur mospajtime me të për shkak se ai ka pasur qëndrime të ndryshme e politike ndaj çështjes së dialogut. Natyrisht që e thërras dhe ai e ka pranuar ftesën, Kosova është e të gjithëve dhe duhet të sillemi institucional edhe ai edhe ne. Ai ka pasur, një detyrë zyrtare në atë kohë, ai duhet të na jep informacione dhe natyrisht duhet ti përgjigjet institucionit, të Republikës së Kosovës”.

Tutje, ai tha se qëndrimet e ndryshme politike që i kanë mes disa partive, janë çështje ndryshe nga kjo kur bëhet fjalë, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

https://youtu.be/VCVvgeoT6ms

Related posts

LAJME E FUNDIT: Rusia paralajmëron SHBA-në për pasoja katastrofike nëse sulmohet Irani(𝐕𝐈𝐃𝐄𝐎)🚨🚨

dardanianews

“Serbia, Serbia”, thirrje nga tifozët rumunë: Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë

dardanianews

Pasi i shpëtoi UÇK-së në Koshare, mercenari rus pas 23 vitesh bën vetëvrasje

dardanianews