November 14, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Sonte ju pret një ‘Prime’ i zjarrtë

Rreth një orë na ndan që nga nisja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3.

Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza për miliona ndjekës të këtij formati televiziv e që është më i shikuari në trojet shqiptare që nga dita e nisjes së tij.

Prime do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Fundjava i ka afruar disa nga banorët ku Gjesti dhe Xheneta dhanë puthjen e parë, por edhe përplasjet e forta nuk kanë munguar.

Debatet dhe ngjarjet që kanë karakterizuar fundjavën në shtëpinë më të famshme e më të vëzhguar në vend do të diskutohen sonte, ku nuk do të mungojnë as nominimet.

Spektakli nis transmetimin nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova.

Related posts

Romeo fillon të falet brenda shtëpisë, thotë se do të vazhdoj edhe jashtë

dardanianews

Teuta Krasniqi e zbulon fytyrën e vërtet të “Big Brother”

dardanianews

Në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin? Reagon Efi Dhedhes: Ja e vërteta!

dardanianews