24.7 C
New York
June 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Specialja jep detaje: Veseli u lirua për vizitë në Kosovë për këtë arsye, ja kush po e përcjell

Gjykata Speciale ka konfirmuar se ka liruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin, për një vizitë në Kosovë.

Zëdhënësja e Speciales Angela Griep, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Veselit i është mundësuar një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”, ka thënë Griep.

Ajo nuk ka treguar se sa ditë do të qëndrojë Veseli në Kosovë, por ka njoftuar se ish-kryetari i PDK-së mbetet në paraburgim. Veseli po përcillet nga Policia e Kosovës dhe e EULEX-it në Kosovë.

I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësja e Speciales për “Bota sot”.

Veseli është parë duke dalë nga spitali i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aty ku po trajtohet babai i tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mitropol ka raportuar se ai do të qëndrojë në Kosovë për tre ditë./Botasot

Related posts

120 mijë punëtorë mund të mos paguhen këtë muaj ose të marrin gjysmë page

dardanianews

‘Loja mbaroi’, ukrainasit bëjnë ‘shkrumb e hi’ tankun rus – VIDEO

dardanianews

Le Figaro (1831) / Tre mijë koka shqiptarësh u çuan si triumf në Serajet e Sulltanit

dardanianews