23.9 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sulmohet polici që po ruante varrin e Ibrahim Rugovës

Një polic i Kosovës që po ruante dje varrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, është sulmuar nga një person i panjohur rreth orës 12:30.

Ka qenë vetë polici që e ka raportuar rastin e sulmit ndaj tij.

Media ka mësuar se në dëshminë që ka dhënë polici, tregon se u sulmua nga një i panjohur me trup të gjatë që ishte i veshur me të zeza. Pas sulmit, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Polici i sulmuar mësohet të mos ketë marrë lëndime të rënda trupore, ndërkohë ai u mor në pyetje nga kolegët e tij, për të nisur kështu edhe hetimet.

Ndryshe, vlen të theksohet se varri i presidentit Rugova ruhet për 24 orë në ditë e 7 ditë në javë, nga Policia e Kosovës.

Related posts

Ish-ushtaraku i UÇK-së paralajmëron LDK-në: Koalicion me PDK-në nuk guxon të ndodhë – Hoti po i tmerron bandat e LPK-së

dardanianews

Gazmend Halilaj: Derisa neve na vinte era gjak, në Shtabin e Rognerit, behëshin lista për eleminimin e kundërshtarëve politikë

dardanianews

Ishte në prag të “zbulimit të madh”, studiuesi i koronavirusit vritet brutalisht

dardanianews