July 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

​Sulmohet sërish Policia Kufitare në veri të Kosovës, nga erdhi sulmi

Mëngjesin e sotëm është sulmuar sërish Policia Kufitare në veri, por ndryshe nga sulmet e kaluara, kësaj radhe ka ndodhur nga ana e Leposaviçit.

Dyshohet që sulmi ka ardhur nga vendi i quajtur Mure, që është në territorin e Serbisë. Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.

Deri më tani, nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale ndërsa shpërthimi dyshohet se u bë nga mjete piroteknike.

Gjatë një konference për media ditën e premte, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti njoftuan për 4 sulme të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë në vetëm tri ditë.

Gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër sulmet ndaj policëve të Kosovës, njëjtë sikurse KFOR-i, të gjithë liderët institucionalë e politikë.

Njoftimi i policisë

Sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike). Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.

Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.

Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë.

 

Related posts

Shumë e dhimbshme: Vdes në moshën 22 vjeçare, Adhurim Fetiu

dardanianews

Jam shumë i zhgënjyer”, reagon Pacolli teksa shton: Në media rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë rreth vrasjes së Liridonës

dardanianews

Panik dhe frikë në elitën ruse, Vladimir Putin drejt rrënimit përfundimtar, zbulohet informacioni sekret që pritet të sjellë fundin e luftës ndaj Ukrainës

dardanianews