23.9 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E rëndë: Një grua pëson infarkt derisa aeroplani që u nis nga Zvicra për Kosovë po ateronte

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aeroplanin që u nis nga Baseli i Zvicrës për në Kosovë, pasi një grua e moshuar ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe pësoi infarkt, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, që po udhëtonte po ashtu me të njëjtën kompani, i cili i revoltuar ka rrëfyer këtë moment kritik që përjetoi gruaja në fjalë.

Ai tha se e moshuara pësoi infarkt derisa aeroplani po ateronte, por që asnjëri prej udhëtarëve nuk u lejua nga stafi që të intervenonte, për t’ia dhënë ndihmën e parë.

I mllefosur, sinjalizuesi tha se u deshën të presin ekipin e mjekëve derisa erdhën dhe për pasojë gruas i është keqësuar gjendja.

Ndryshe, sinjalizuesi shtoi se gruaja ishte bashkë me një të moshuar, që po ktheheshin në Kosovë. video-output-531FF55E-EBE9-4844-99E1-AEE6344985E2

 

Related posts

Kurti: Në asnjë mënyrë nuk do të nisim një luftë të tretë Ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë

dardanianews

Edi Rama do të lëvizë me makinë 500 mijë dollarëshe. Shikoni nga brenda automjetin që duket si avion

dardanianews

Rubio: Përfundon operacioni ushtarak i nisur në shkurt kundër Iranit

dardanianews