8.8 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Sun: Vladimir Putin në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kontrollin e mjekëve vazhdimisht

Mjekët në Rusi po i bëjnë kontrolle strikte Vladimir Putinit, në përpjekje për të fshehur gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.

Një nga gjërat më të rëndësishme për Kremlinin është ta mbikqyrë imagjin e të njeriut të fuqishëm, Vladimir Putin, shkruan mediumi britanik.

Moska ka vazhduar të jetë gojëmbyllur teksa gjatë javëve të fundit Putin ka bërë disa ‘zhdukje’ periodike nga jeta publike, paraqitje të tilla që ai bënë janë të kontrolluara me shumë kujdes dhe madje raportohet se ka limite kohore në takimet e tij me ministrat.

Shëndeti i tiranit rus është bërë burim i spekulimeve për tashmë disa kohë, me inteligjencën perëndimore që pretendon se ai ka probleme serioze shëndetësore siq janë kanceri ose sëmundja e Parkinsonit.

Zyrtarët rusë gjithnjë kanë mohuar dyshimet se diçka nuk është në rregull me liderin e tyre.

Por pavarësisht pohimit të zëdhënësit të Putin, Dmitry Peskov, se gjendja shëndetësore e presidentit është “perfekte”, paraqitjet e tij të fundit në publik kanë bërë që të shpërthejnë thashetheme rreth gjendjes së tij fizike./Periskopi

Related posts

Rexhep Selimit mund t’i mundësohet ardhja në Kosovë – kjo është arsyeja

dardanianews

Ankth brenda Pfizer, punonjësja merr me vete 12 mijë dokumenta, të dhëna sekrete dhe tregtare

dardanianews

Gruaja që u dhunua seksualisht gjatë luftës nga serbët, reagon për ftesën ndaj Bregoviçit: Përse Korça ime..

dardanianews