24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Takimi” i parë që nga nisja e luftës/ Putin dhe Zelensky, të dy të ftuar në takimin e G20

Presidenti i Indonezisë do të organizojë takimin e parë të mundshëm midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës.

Indonezia është aktualisht kryesuese e Grupit të 20 (G20) të ekonomive të mëdha dhe presidenti i saj Joko Widodo ka ftuar Zelenskyy dhe Putin në samitin e liderëve në nëntor.

Pas kësaj, ai u përball me presionin nga vendet perëndimore për të përjashtuar liderin rus, por tha se qëllimi ishte të “bashkonte” G20.

Jokowi, foli së fundmi me Zelensky dhe hodhi poshtë një kërkesë për armë për Ukrainën, ndërsa politika e jashtme e vendit të Azisë Juglindore përpiqet të ruajë neutralitetin strategjik.

Në një deklaratë në internet, Jokowi tha se shpresonte se “lufta mund të përfundojë së shpejti dhe zgjidhjet paqësore mund të farkëtohen përmes negociatave”.

Ukraina nuk është anëtare e G20, por lejohen të ftohen vendet mysafire.

Jokowi tha se Putin do të marrë pjesë, por Kremlini tha se kjo nuk ishte vendosur ende. Prezenca e Zelensky-t  nuk dihet ende.

Top Channel

Related posts

Nis seanca në Strasburg ku do të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

dardanianews

E rëndë: Babai rreshton tre djemtë e tij dhe i ekzekutoi me pushkë

dardanianews

Qeveria miraton Pakon Emergjente Fiskale, ja të gjithë përfituesit

dardanianews