17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Tragjedi në New York, polici vret gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tyre të mitur

Një rreshter i policisë së Nju Jorkut vrau gruan dhe dy fëmijët e tij përpara se të vriste veten gjatë fundjavës, kanë thënë autoritetet.

Departamenti i Policisë në Clarkstown i identifikoi viktimat si 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij shqiptare Ornela Morgan, 43 vjeç dhe dy djemtë e çiftit, të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Autoritetet thanë se të katër kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.

Trupat e tyre u zbuluan nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të New York City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown, shkruajnë mediat e huaja.

Watson ishte një oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut për shtatë vjet.

Sipas një postimi në Twitter nga llogaria zyrtare e Educators of New York, Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut.

Prej disa vitesh Ornela Morgan (Rori) jetonte në New York, bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan, i cili ishte polic.

Ende është e paqartë se çfarë çoi në tragjedi këtë familje.

Related posts

Qytetari sulmohet nga qentë endacak në qendër të Prishtinës

dardanianews

Mediat serbe: Ky është serbi që e hoqi dhe e përdhosi flamurin e Shqipërisë në Beograd

dardanianews

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

dardanianews