0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Tragjedi në plazh: Çadra i ngulet në gjoks, vdes pushuesja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Jugut. Një grua ka vdekur në mënyrë tragjike, pasi një çadër plazhi iu ngul në gjoks.

Tammy Perreault mbeti e vdekur kur çadra e diellit në plazhin Garden City u shkëput nga boshti mbajtës. Ajo ndërroi jetë një orë pas incidentit në spital.

Ndërkohë, plazhi Scotty’s Beach Bar e nderoi 63-vjeçaren përmes një postimi në Facebook, pasi ajo atje ishte një frekuentuese e rregullt prej kohësh.

” Sot me zemra të rënduara vajtojmë humbjen e një shoqeje të dashur dhe vendase me zemër të mirë. Disa gjëra nuk t’i kuptojmë kurrë, por ajo që dimë është se askush nuk ka një gjë të keqe për të thënë për këtë grua”, shkruan ata.

Komisioni i Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit në SHBA vlerëson se rreth 3,000 njerëz pësojnë lëndime nga çadrat e plazhit çdo vit. Si pasojë, agjencia federale ka bërë thirrje: “Çadrat e plazhit mund të jenë të rrezikshme, madje edhe vdekjeprurëse. Sigurohuni që çadra juaj e plazhit të qëndrojë e ngulur në rërë!”

Related posts

Nënkryetari i Vushtrrisë nga radhët e Vetëvendosjes e punëson bashkëshorten në QKMF

dardanianews

A ishte gjithçka me plan: Rusisë i vjen përfitimi i parë financiar nga tërheqja e trupave

dardanianews

Pas shkarkimit të Gjergj Dedajt, burri i Vjosa Osmanit udhëheq me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni

dardanianews