September 16, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Tragjedi: Turistja 40-vjeçare humb jetën në sy të fëmijëve

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës në bregdetin e Malias, në Kretë, ku një 40-vjeçare nga Holanda humbi jetën në mënyrë tragjike pas mbytjes, teksa ishte duke shëtitur me gomone në prani të tre fëmijëve të saj të mitur. Sipas informacioneve nga shtypi grek, gruaja së bashku me një tjetër shtetase holandeze dhe tre fëmijë, kishin marrë në përdorim një gomone në zonën detare Klotzani, pjesë e komunës së Hersonisos.

Mjekët e ambulancës që mbërritën në breg konfirmuan zyrtarisht ndarjen e saj nga jeta.Nga të dhënat e Rojës Bregdetare greke, bëhet e ditur se marrja me qira e varkave me motor deri në 30 kuaj fuqi nuk kërkon pajisjen me leje drejtimi, çka i bën ato mjaft të kërkuara nga turistët për lundrime.Aktualisht, organet kompetente greke po kryejnë hetime të detajuara për të përcaktuar shkaqet reale dhe rrethanat në të cilat ndodhi rënia në ujë dhe vdekja e 40-vjeçares.

Related posts

Avudllah Hotit i vjen mbështetja e fuqishme nga Zvicra, kritika të ashpra ndaj kryesisë së LDK-së

dardanianews

Luftë për fronin pas rënies së Edi Ramës, Alfred Cako nxjerr skenarët e zëvendësimit të kryeministrit, ja kush do të jetë

dardanianews

Si e vlerësoni punën 3 vjeçare të kryetarit Perparim Rama?

dardanianews