25.9 C
New York
June 13, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

TRAGJIKE/ Po notonte në det, peshkaqeni i këput kokën 16-vjeçarit

Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur pas sulmit nga një peshkaqen teksa po notonte në një lumë në Australinë Perëndimore. Ajo u shpall e vdekur pasi ekipiet e nxorrën nga lumi Swan në periferi të Perth të Fremantle të shtunën.

Besohet se vajza nga Perth, ishte duke bërë ski me miqtë në lumë kur ndodhi ngjarja.   Paul Robinson, nga Policia e Australisë Perëndimore, tha se ekzistonte mundësia që  vajza të ishte hedhur në ujë për të notuar me delfinët aty pranë.

Ai e përshkroi incidentin traumatik dhe familja e vajzës ishte “absolutisht e shkatërruar nga lajmi”. Ekspertët e peshkimit thonë se është e pazakontë që peshkaqenët të afrohen në këtë pjesë të lumit.

Në Australi zakonisht regjistrohen rreth 20 sulme peshkaqenësh çdo vit, me më së shumti në Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë Perëndimore. Janë regjistruar dy sulme fatale të peshkaqenëve në 2021 dhe shtatë në 2020.

Historikisht, vdekja nga sulmi i peshkaqenit nuk është e zakonshme. Në më shumë se një shekull të dhënash, shkalla e vdekshmërisë nga sulmet e peshkaqenëve në Australi është 0.9 – më pak se një person në vit./FrontOnline/

Related posts

NË ZVICËR U THEMELUA KËSHILLI KRYESOR ORGANIZATIV PËR TË NDIHMUAR PUNIMIN DHE VENDOSJEN E SHTATORES SË HEROIT RRUSTEM BRUQI NË PEJË

dardanianews

Ky është deputet i “Vetëvendosjes” që ja morri gruan e parë Milaim Zekës

dardanianews

“Trupa të vdekur në rrugë”, ky është shteti që s’ka më shtretër për pacientët me COVID-19

dardanianews