17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Tri variantet se çfarë mund të ndodh sonte për situatën mes Gjestit dhe Gertës

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania pritet me shumë kuriozitet nga fansat, pas situatës së tensionuar mes Gjestit dhe Gertës, e cila kulmoi me një incident që çoi në ndërhyrjen e mjekëve.

Pas një debati, Gerta e ka goditur Gjestin me alkool në fytyrë, duke i shkaktuar probleme me sytë dhe duke e detyruar të kërkojë trajtim mjekësor.

Ky veprim ka sjellë një reagim të fortë brenda shtëpisë dhe nga publiku, ndërsa Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të zi, sinjal i qartë për masa të rëndësishme.

Në këtë situatë, ish-banori i edicionit të kaluar, aktori Julian Deda, ka ndarë në rrjetet sociale tre skenarë të mundshëm për ndëshkimin e Gertës:

-Eliminimi i menjëhershëm – Gerta largohet nga gara për shkak të sjelljes së saj.
-Nominim kokë më kokë me Gjestin – Njëri prej tyre eliminohet sonte në spektakël.
-Nominim njëjavor dhe izolim – Gerta, Gjestin dhe G Bani mund të kalojnë një javë në një dhomë të veçantë, ndërkohë që janë të nominuar për daljen nga shtëpia.

Related posts

Publikohet promo dhe data, ja kur fillon Big Brother VIP Albania 2

dardanianews

I shoqi dhe vjerri drejt burgut, Armina jep lajmin: Së shpejti më shikoni në television

dardanianews

Ledri kapet sërish mat me të dashurën e re?

dardanianews