27.5 C
New York
June 21, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Tronditet familja Gashi: Ky është 31-vjeçari që u gjet i varur në shtallën e bagëtive

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Brusë të Lipjanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në një objekt, ku dyshohet se bëri vetëvrasje. Rasti i rëndë ka ndodhur në një stallë të bagëtive, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur. Ky rast ka tronditur familjen Gashi, kur e morën lajmin se Lindoni i kishte dhënë fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se vdekjen e Lindon Gashit, 31-vjeçar, e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri fillimisht dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje dhe më pas ishte larguar nga shtëpia. Për disa orë s’dihej gjë për fatin e tij dhe familja shpresonte se do të kthehej sërish, por fatkeqësisht e gjetën të vdekur.

Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 31-vjeçarit.

 

Related posts

E tmerrshme: 63-vjeçari në Gjakovë ngacmon seksualisht të miturat afër shkollës, ekspozon organin gjenital

dardanianews

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Rakosh të Istogut, dyshohet për vetvrasje

dardanianews

Ky është burri nga Mitrovica që dyshohet se e vrau ish-bashkëshorten në Gjermani

dardanianews