August 2, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Trumpi anulon sulmin ndaj Iranit: SHBA-ja ka fuqi të paparë, por pranova marrëveshjen për të mirën e botës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se ka pezulluar një sulm të planifikuar ushtarak ndaj Iranit, pasi, sipas tij, Teherani dhe disa vende të Lindjes së Mesme kanë kërkuar kohë për të finalizuar një marrëveshje që do të shmangte përshkallëzimin e konfliktit.Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Trumpi tha se Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të gatshme për veprim ushtarak dhe se kapaciteti i ushtrisë amerikane është në një nivel “që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.Ai bëri të ditur se ka pranuar kërkesën për pezullimin e sulmit, pasi, sipas tij, tashmë janë arritur dakordimet fillestare për parametrat e një marrëveshjeje.Sipas Trumpit, marrëveshja do të përfshinte hapjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve detare më të rëndësishme për transportin global të naftës, si dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor nga Irani.

“Kam rënë dakord ta anuloj sulmin, për të mirën e botës dhe për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë, me kusht që një marrëveshje të arrihet sa më shpejt”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se edhe Izraeli i është bashkuar këtij angazhimi, duke mbështetur përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.

Megjithatë, presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera lidhur me negociatat apo afatin e mundshëm për finalizimin e marrëveshjes.

Related posts

Albin, heqe taksën, kthe Agimin, mos na le pa Arben Vitinë në këtë kohë”

dardanianews

Personat e zhdukur janë nga Vushtrria, njëra ateroi në Shkup nga Gjermania

dardanianews

Një burrë dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Pejë

dardanianews