23 C
New York
July 2, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Turqi: fluturimi i parë i “mollës së kuqe”

Është kryer me sukses fluturimi i parë i avionit luftarak turk pa pilot me emrin “Bayraktar Kizilelma” (Molla e Kuqe), raporton Anadolu Agency (AA).

Ky është avioni i parë luftarak turk pa ekuipazh.

Në mars të këtij viti, prodhuesi kryesor turk i mjeteve ajrore pa pilot, kompania Baykar, prezantoi prototipin e avionit luftarak turk pa pilot të quajtur “Bayraktar Kizilelma” (Molla e Kuqe), të cilin kjo kompani e zhvilloi me burime vendase.

Selcuk Bayraktar, kreu i Baykar, një kompani turke e mbrojtjes e specializuar në dronët dhe inteligjencën artificiale, ndau pamje të fluturimit të avionit të parë luftarak turk pa pilot në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Bayraktar Kizilelma” do të jetë ndër elementët më të fortë të forcave të sigurisë në fushën e betejës në të ardhmen me manovrat e tij agresive dhe inteligjencën artificiale të avancuar.

Punimet konceptuale të “Bayraktar Kizilelma” u shpërndanë për herë të parë për publikun më 20 korrik 2021 si dhuratë Bajrami në ditën e parë të Kurban Bajramit. Pas tetë muajsh, avioni luftarak pa pilot “Bayraktar Kizilelma” u fut në linjën e integrimit.

“Bayraktar Kizilelma”, i cili do të jetë në gjendje të zbarkojë dhe të ngrihet në anije me pista të shkurtra, si anija “TCG Anadolu”, të cilën Turqia e ka ndërtuar dhe aktualisht po kryen teste, do të luajë një rol të rëndësishëm në misionet jashtë shtetit. Me këtë aftësi ai do të marrë pjesë aktive në mbrojtjen e Atdheut Blu.

Turqi: fluturimi i parë i “mollës së kuqe”

Dhuratë për Kurban Bajram, ja ç’përfaqëson avioni luftarak turk pa pilot “Kizilelma”

181

SHPËRNDARJE

Related posts

𝐊ë𝐫𝐤𝐞𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐙𝐞𝐤ë𝐧, 𝐛𝐚𝐛𝐚𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐲 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐯𝐞

dardanianews

Parashikimi i Shkëlzen Maliqi: Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani nuk marrin më shumë se 40 % të votave

dardanianews

Publikohet një Non-Paper, Serbia u përpoq ta dezinformojë Perëndimin për situatën në Veri

dardanianews