17.3 C
New York
September 7, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

U arrestua për trafikim të mbi 6 mijë fishekëve, ky është identiteti i serbit nga Mitrovica

6 mijë e 300 fishekë iu kapën duke provuar t’i fusë brenda në Kosovë, saktësisht në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit ku edhe u arrestua.

Insajderi mëson se i arrestuari është Zivorad (Vidosav) Jovanoviq, dhe banon në Mitrovicë të Veriut.

“Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, lajmëroi sot Policia e Kosovës.

Related posts

“Në trazirat e 2004, në KFOR na bërtitën fort, Thaçi na gjuajti fajin, Rugova ma kapi këmbën”

dardanianews

Zbulim i madh – Shkencëtarët krijojnë antitrupat që zhdukin qelizat e Covid-19

dardanianews

Prifti rus nuk e duron priftin ukrainas: E godet me kryq

dardanianews