8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

U bë ndërmjetësues midis Rusisë e Ukrainës: Abramovich helmohet pas takimit në Kiev

Oligarku rus, Roman Abramovich, që deri para pak ditësh ishte pronar i klubit Chelsea para se t’i sanksionoheshin asetet kryesore nga qeveria britanike e Bashkimi Europian, sot është duke luajtur rolin ndërmjetës mes Zelenskyt e Putinit, në përpjekje për të zgjidhur konfliktin që ka tronditur tërë botën. Ky rol i tij megjithatë i solli probleme, pasi dyshohet se u helmua në një takim në Kiev, transmeton Gazeta Metro.

Që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, miliarderi hebre është angazhuar në bisedime prapa dyersh me dy liderët që sot e gjejnë veten në luftë, e me ndërmjetësues të tjerë ukrainas, rusë dhe turq, duke bërë të pamundurën për t’i dhënë fund katrahurës që aktualisht po zhvillohet në vendin ku lindi nëna e tij.

 

Roman Abramovich dhe negociatorët ukrainas pësuan simptoma të dyshimta të helmimit pas një takimi në Kiev në fillim të këtij muaji, thanë njerëz të njohur me këtë çështje.

Pas takimit në kryeqytetin ukrainas, Abramovich, i cili ka kaluar mes Moskës, Lviv dhe vendeve të tjera të negociatave, si dhe të paktën dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas, shfaqën simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të vazhdueshëm dhe të dhimbshëm dhe lëkurë të qëruar në fytyrat dhe duart e tyre, thoshin njerëzit, raporton The Wall Street Journal.

Abramovich është takuar kohëve të fundit me të dy liderët që janë në luftë, duke tentuar për gjetje të zgjidhjes së konfliktit.

“Thuaj atij që do t’i shkatërrojmë ata”, kishte qenë përgjigjja e Putin, duke iu referuar presidentit ukrainas, kur mori propozimin për ndalim të luftës nga Abramovich, i cili kishte udhëtuar për në Rusi nga Turqia të mërkurën e kaluar, për t’i dërguar Putinit një letër nga presidenti i Ukrainës.

Negociatat pritet të japin rezultate, përkundër përgjigjjes negative të Putin për letrën e Zelenskyt, me raundin e ardhshëm që do të fillojë këtë javë. Donbasi dhe Krimea do të jenë pikat më problematike, por njëherësh edhe të vetmet që mund t’i japin përfundim luftës që ka marrë dhjetëra mijëra jetë njerëzish deri më tani./gazetametro.net

Related posts

Satelitët Albania 1 dhe 2 lëshohen në hapësirë

dardanianews

Lajmi i fundit: shtyhet finalja e Champions League!

dardanianews

Lufta drejt fundit, çfarë paralajmëron diplomati ukrainas?

dardanianews