December 21, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

U shfaq krah liderit çeçen, futbollisti shqiptar ‘masakrohet’ në rrjetet sociale

Ish-futbollisti i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, Bernard Berisha ka publikuar një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit në luftën ndaj Ukrainës.

Lojtari është aktualisht pjesë e Akhmat Groznyt në futbollin rus. Berisha ka publikuar foton në rrjetin e tij social Instagram.

Përveç me Kadyrovin, ai gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov.

Ramzan Kadyrov nga viti 2017 është edhe president i këtij klubi, ku edhe aktivizohet sulmuesi nga Peja. Një foto e tillë nuk është pritur mirë nga fansat e lojtarit dhe do të ishte Berisha që me anë të një komenti do të sqaronte gjithçka.

 

Related posts

Koha kur Rita Ora nuk ishte e famshme, ajo shërbente kafe

dardanianews

Publikohen pamjet: Akti heroik i një burri austriak që ua shpëtoi jetën një çifti turk, gjatë vërshimeve në Hallein të Austrisë

dardanianews

Gazetarja shqiptare e bën përsëri – zhvishet “LIVE” para Kryeministrisë

dardanianews