Javën e ardhshme pritet të vendosen edhe fatet e futbollit europian, teksa UEFA ka thirrur 55 federatat anëtare për të diskutuar mbi mënyrën se si do të rikthehen në fushë.
“Sky Sport” raporton se hipoteza e parë është që Liga e Kampionëve dhe Europa Ligë, të zhvillohen brenda muajit gusht, ku do të ishte një sfilitje për futbollistët. UEFA prej kohësh ka vendosur që 31 gushti të jetë si afati i fundit për përfundimin e të gjithë kampionateve, në mënyrë që të programohet edhe sezoni i ardhshëm.
Ndeshjet e kthimit në 1/8 e Ligës së Kampionëve parashikohen të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht ndërsa më pas ekipet që do të kualifikohen në fazën çerekfinale do t’i nënshtrohen një turi të vërtetë force teksa janë të detyruar të luajnë çdo 3 ditë, datat e parashikuara janë më 11 dhe 12 gusht dhe ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 gusht.
Sfidat gjysmëfinale parashikohen të luhen më 18-19 dhe ndeshjet e kthimit më 21-22 gusht. Finalja e madhe, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, pritet të luhet më 29 gusht në Stamboll. Europa Ligë pritet të rifillojë në 2-3 gusht dhe finalja do të jetë në 27 gusht.
Kalendari i UEFA-s
Chmpions League
Ndeshjet e kthimit të 1/8 – 7 dhe 8 gusht
Ndeshjet e 1/4 – 11, 12 gusht dhe 14, 15 gusht
Ndeshjet e 1/2 – 18, 19 gusht dhe 21, 22 gusht
Finalja – 29 gusht, Stamboll
Europa League
Ndeshjet për fazën e mbetur – 2, 3 gusht
Finalja – 27 gusht