18.3 C
New York
September 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ukrainasit shpërthejnë anijen ruse, pamje dramatike të poshtërimit të Moskës!

Ky është momenti dramatik kur një anije ruse u hodh në erë nga forcat ukrainase, duke e thelluar kështu akoma edhe më tej poshtërimin e flotës së Putinit, që është detyruar të tërhiqet në disa zona. pamjet filmike të shpërndara në rrjetin social Twitter, e tregojnë anijen Orsk të përfshirë nga flakët në qytetin port ukrainas Berdyansk. Orsk dhe dy anije të tjera të Moskës ishin duke mbështetur nga deti avancimin e trupave ruse në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Mësohet se shpërthimi ishte shkatërrimtar për të, ndërsa prej tij është dëmtuar dhe një tjetër anije e Kremlinit. Ushtria ukrainase pretendon se Rusia për shkak të humbjeve të mëdha që ka pësuar deri tani, po dërgon trupa të tjera në kufi. Në përditësimin e tij të fundit për konfliktin, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ukrainase thotë se” po zhvendosen njësi shtesë të forcave të armatosura të Federatës Ruse në kufijtë e Ukrainës”. Një muaj pas fillimit të luftës, Rusia është bllokuar në një luftë të lodhshme, të kushtueshme, të pasigurtë ushtarakisht dhe pa shenja se do të përfundojë shpejt. Ekonomia e saj është dëmtuar rëndë nga sanksionet, objektivat kryesore strategjike ruse janë ende të paplotësuara, ndërsa Kievi, edhe pse i bombarduar vazhdimisht por as nuk ka rënë e as nuk është rrethuar. /top-channel.tv/

Related posts

BQK: Pagesa e kësteve pezullohet vetëm për kredimarrësit me vështirësi financiare, nuk do të zbatohen pagesa shtesë

dardanianews

LDK nuk duhet të formojë Qeverinë, analisti ka një thirrje për Mustafën lidhur me Kurtin dhe zgjedhjet

dardanianews

Pas certifikimit të rezultateve për kuvende komunale, LDK del partia më e votuar në nivel vendi

dardanianews