5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ushtari ukrainas vret pesë persona dhe ndodhet në arrati: besohet se ka kallash me 200 plumba

Një ushtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës ka qëlluar me armë në drejtim të rojave të sigurisë në një fabrikë ushtarake në pjesën qendrore të Ukrainës për arsye të panjohura, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë, tha policia.

Të shtënat ndodhën të enjten herët në mëngjes në Dnipro, në fabrikën e raketave “Pivdenmash”, gjatë dorëzimit të armëve te rojat, tha një ministri ukrainase përmes një deklarate.

Policia tha se katër ushtarë dhe një grua civile janë në mesin e viktimave, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Policia është vënë në kërkim të ushtarit që ndodhet në arrati. Sipas policisë, ai ka një armë të tipit kallashnikov dhe 200 plumba.

Incidenti ndodhi rreth orës 3 e 40 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, kur sulmuesit po i dorëzohej arma në fillim të ndërrimit, thanë autoritetet.

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Edhe 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon numri në 13 të prekur Nga

dardanianews

Djali i Smajl Hajdarajt publikon letrën që babai i tij e kishte shkruar para vrasjes: E dinte se do të vritej

dardanianews

Klina, Vitia dhe Malisheva dalin nga karantina

dardanianews