October 31, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Ky është njëri nga çifti i cili vdiq tragjikisht në bjeshkët e Junikut, një prokuror i krimeve të rënda shkon në vendin e ngjarjes

Pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi i tha Gazetës Express se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

Ai tha se një prokuror i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Nikçi.

Ai tha se “njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”.

“Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, tha Nikçi.

Një faqe me emrin “Deçani” shkroi pak më herët në Facebook se ata vdiqën “si pasojë e plasjes së një bumbole gazi”.

 

Related posts

PIPOS: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel LVV do t’i merrte 40.9%, LDK 21.5%, PDK 20.4% (VIDEO)

dardanianews

Grenell në Twitter: Kosova e Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë me 2 shtator

dardanianews

Qershori i ngrohtë në Kosovë: ja sa do të shkojnë temperaturat?

dardanianews