17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vdes gruaja e Adem Demaçit

Xhemajlije Hoxha- Demaçi, gruaja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetarja shqiptare në Zvicër, Hava Kurti Krasniqi, teksa ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së saj, shkruan Gazeta Express.

Regjimi Jugosllav, përgjatë kohës sa Demaçi mbante burg, e kishte larguar nga puna gruan e tij, Havën, në Prilluzhë të Vushtrrisë ku punonte si mësuese, duke e kthyer më vonë si pastruese në të njëjtën shkollë.

Duke i ndjerë edhe vuajtjet e bashkëshortes, Demaçi i shkroi letër Xhemajlies. “I shkrova letër Xhemajlies ku kërkova të iniciojë kërkesën për shthurje të bashkëshortësisë. Xhemajlia fillimisht refuzoi prerazi. Më vonë u detyrua ta pranojë që ta sigurojë ekzistencën për vete dhe fëmijët. Menjëherë Xhemajlia u kthye në vendin e punës nga pastruese në mësuese. Unë u ndjeva shpirtërisht i lehtësuar”, kishte thënë Demaçi në librin e Fahrudin Radonqiq “10 mijë ditë në burg”.

 

Pas ndarjes dhe martesës me gruan e dytë, Demaçi ishte ri-bashkuar me Xhemajlien, me të cilën jetuan bashkë deri sa vdiq. /Gazeta Express/

Related posts

Lajm i mirë: Dyfishohen pagesat për familjet në asistencë sociale

dardanianews

Lavrovi paralajmëron për rrezik real të Luftës së Tretë Botërore

dardanianews

Izolohen tri familje në Klinë, kishin kontakt me italianen e infektuar

dardanianews