September 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Vdes Martti Ahtisaari

Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka vdekur të hënën në moshën 86-vjeçare.

Siç ka bërë të ditur faqja zyrtare e Presidencës finlandeze, Ahtisaari vdiq në mëngjesin e së hënës në Helsinki.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e presidentit Martti Ahtisaari. Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, ka thënë presidenti aktual finlandez, Sauli Niinistö.

84-vjeçari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës, duke shërbyer nga 1994 deri në 2000, dhe i pari që u zgjodh përmes një votimi të drejtpërdrejtë popullor me dy faza, në krahasim me sistemin e mëparshëm të kolegjit elektoral.

Në vitin 2008, ai u bë finlandezi i parë që mori Çmimin Nobel për Paqe “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare” përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë.

Related posts

Kjo është zgjidhja që Amerika ua propozon Kosovës dhe Serbisë për Ujmanin

dardanianews

Presidentja e Kosovës feston sot ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

dardanianews

Milaim Zeka: Albin Kurti është takuar me Gjykatën Speciale në Prishtinë!

dardanianews