13.7 C
New York
April 29, 2026
DardaniaNews
KinematografiKulturëLajme

Vdes në moshën 88-vjeçare legjenda e filmit francez, Alain Delon

Ka vdekur aktori francez Alain Delon në moshën 88-vjeçare.

Ai  ishte një yll i epokës së artë të kinemasë franceze, i njohur për rolet e tij në The Samurai dhe Borsalino, shkruan BBC.

“Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se familja kishte kërkuar privatësi.

Delon ka qenë me shëndet të dobët vitet e fundit.

Dikur i përshkruar si njeriu më i bukur në filma, Delon luajti në hitet e viteve 1960, duke përfshirë The Leopard and Rocco and his Brothers.

Që nga vitet 1990, paraqitjet e tij në film u bënë të rralla, por ai mbeti një personazh në rubrikat e të famshmëve.

Në total, ai u shfaq në më shumë se 90 filma gjatë karrierës së tij.

Një deklaratë nga familja e tij tha: “Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, janë thellësisht të pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre”.

“Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”.

Related posts

Ky është personi që jeton në vendin më të sigurt në botë nga koronavirusi (FOTO)

dardanianews

Alba nuk njeh figurat historike, e ngatërron Rugovën me Thaçin

dardanianews

Jam gëzuar”, Lutfi Haziri flet për herë të parë për Mozzik

dardanianews