25.2 C
New York
July 13, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“‘Kali i Trojës’ së UÇK-së”/ Vjen edhe një reagim i ashpër për Xhavit Halitin, i përmendet SHIK-u, Fatos Nano, Rogneri, 3%-shi etj..

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ditë më parë ka akuzuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova se kishte kërkuar azil politik në Gjermani gjatë kohës së pasluftës.

“Rugova, kur shkoi nga Beogradi në Itali dhe në Gjermani, kërkoi azil politik, por nga Gjermania nuk ia dha azil politik. U kthye në Itali dhe qëndroi atje. Unë personalisht, së bashku me Hashim Thaçin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, kemi dërguar njerëz te Rugova në Itali dhe e kemi lutur që të vijë në Shqipëri, të mos qëndrojë atje. Ka pasur mendime që, po të vinte Rugova, UÇK-ja do ta vriste. Na është thënë nga personalitete diplomatike evropiane dhe ne i kemi dërguar njerëz për ta kthyer dhe ai u kthye pa ndonjë problem të madh”, deklaroi Xhavit Haliti, i cili jo rrallë herë është akuzuar në publik se është i përfshirë në vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Kjo deklaratë e Halitit e bërë në një emision televiziv ka ngjallur reagime të ashpra nga njohësit e rrethanave të kohës, por edhe tek qytetarët e ndryshëm.

Në lidhje me këtë deklaratë për gazetën “Bota sot” foli Osman Ferizi- ish kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani dhe ish pjesëtar i Grupit të dytë guril të prirë nga Sali Çekaj të dhjetor 1991.

Sipas Ferizit, Haliti është “Kali i Trojës” në UÇK.

Image

Osman Ferizi

Ai i quajti shpifje deklaratat e Halitit, ndërsa theksoi se që nga dalja legale e LDK-së dhe emërimi i kryetarit Rugova, e majta në “ilegalitet” enveristo – staliniste nuk pushuan së shpifuri e akuzuari e luftuari me çdo mjet kundër tij dhe elitës intelektuale të kohës.

“Unë mendoj që këta njerëz janë kurba e krimit që i kanë sjellë shërbimet e BIA dhe ato dashamirëse të Rusisë duke dëmtuar rënd luftën dhe paqen, ato shërbime duke parë që nga vitet 1986 e tutje që në Kosovë është krijuar një elitë e fuqishme intelektuale, ndryshimet e pashmangshme në Evropën juglindore, punuan fort që të frenohet dhe komprometohet ky potencial që ishte arma ma e fuqishme e Kosovës. Që nga dalja legale e LDK-së dhe emërimi i kryetarit z. Ibrahim Rugova nga dhjetor 1989 më projektin politik e legal për Kosovën, kjo e majta në “ilegalitet” enveristo-staliniste nuk pushuan së shpifuri e akuzuari e luftuari me çdo mjet kundër elitës intelektuale por jo Serbinë, por kjo lëvizje e ky lider kishin në gjirin e saj mbi 700 mijë anëtar, ju as dje e as sot nuk e keni nivelin as intelektual ta vlerësoni Ibrahim Rugovën, atë misionar, e vizionar e vlerësoi Populli dhe bota demokratike në krye më SHBA, ai bëri histori dhe themeloi shtetin e dytë Shqiptar- Dardanin, do mbetet Shqiptari më i madh i shekullit XX dhe fillim shek. XXI. Xhavit Haliti ishte një njeri i maskave, renegat i lokaleve e tarafeve, llafeve të kafeneve ku pihej “Lloza e Shlivovica” nëpër Pejë e Eintertur e Zürich, një pijanec pa bërë asnjë ditë punë, sepse e paguante dikush tjetër, me çfarë të drejte morale fletë ky, Rugova i kishte dal në ballë Serbisë në 1988 dhe nuk ju nënshtrua, kurse ju nga banesat luksoze te Zyrihit bënit video më maska e i kërcënoheshin Ibrahim Rugovës me Milaim Zeken( Zezen)”, theksoi Ferizi.

Ai tha se po të ishte Rugova frikacak nuk do të kthehej në rezidencën e tij në Velani që ta ndajë fatin e vet me popullin e Kosovës.

Ferizi, me këtë rast përkujtoi se Haliti bashkë me Rexhep Mejdanin e kishin shpallur tradhtar presidentin Rugova dhe nëse kthehej në Tiranë e priste fati i kolonel Ahmet Krasniqit.

“Ibrahim Rugova po të ishte frikacak si ju që shiteshi “patriotë” nga Hotel Rogner dhe Zyrihu ai nuk do kthehej në rezidencën e tij në Velani që ta ndajë fatin e vet me popullin e pambrojtur që ishte katandisur bjeshkëve e rrugëve për Shqipëri e Maqedoni, që vritej, masakrohej e dhunohej, nuk erdhi në “Shqipëri sepse ju “patriotet” e “lozës e çajit të rusit” bashkë më ish Presidentin Rexhep Mejdanin i shpallët tradhtarë “Në emër të popullit jeni të dënuar më vdekje” dhe e priste fati i ish Ministrit të Mbrojtjes, patriotit kol. Ahmet Krasniqi që ju nëpër tubimet e juaj të LPK në Mërgata keni thënë që shpejt do vritet. Ju me kërcënime, shantazhe i morët miliona nga Fondi i 3% të Qeverisë së Kosovës dhe ato mjete i përdorët për vrasje, shantazh, pushtet, kur dihet se armët nga Shteti Shqiptar u dhuruan (sipas ish Ministrit P. Majko).

-Ju të pabesë, delir, pazargji duhet të tregoni sa i paguat për ta vrarë ish MM së Luftës kol. Ahmet Krasniqi”, nënvizoi ai, Gjithashtu, Ferizi rikujtoi edhe shumë ngjarje të luftës e pasluftës që lidhen me veprimtarinë e SHIK-ut, duke përfshirë këtu vrasje, kërcënime e atentate ndaj personaliteteve e personave të ndryshë.

– Ju i vratë I. Kllokoçin e A. Sllamnikun që ishin pjesë e ish shërbimit sekret, kërcënuat po ashtu Sh. Balaj përmes vrasësit A. Haskaj dhe një Fetahaj në Pejë vetëm e vetëm për t’i humbur gjurmët e juaja të bashkëpunimit e spiunazhit që keni pasur me Serbi.

– ⁠ Kush bëri atentat ndaj ish Ministrit të Informacionit z. Xhafer Shatri,

– ⁠Kush pos jush e krijoi e inskenoi “ Syrin e Popullit” dhe viktimizoi Murat Jasharin,

– ⁠Ju duhet të përgjigjeni për 3-atentatet ndaj ish Presidentit Rugova,

– ⁠Ju dhe SHIK duhet të përgjigjeni për vrasjet e B. Allaqit, I. Konushevcit, vllëzërve Nikqi, S.Ramqaj, kom. Drinit, e dhjetëra figurave politike e ushtarake,

– ⁠Pse ju ua shau Nënë e familje mbarë Ramush Haradinaj,

– ⁠Ju dhe SHIK keni djegë e zhdukë qindra “dosje” për ta ruajtur fshehtësinë e pistë që ka brenda tyre për ju dhe shokët tuaj.

– ⁠Ju dhe SHIK bëtë marrëveshje të fshehtë më Serbi dhe arritët deti në Stejdepartment duke paguar për ta ndarë Kosovën( Gjon. Bolton).

– ⁠Ju e SHIK sa herë keni kërcënuar e zhantazhuar Gazeten “Bota Sot”.

– ⁠Ju e keni bllokuar më armë dhe shpif kundër Adem Jasharit, kur u vra ju si të pa fytyrë që jeni ju turrët bacës Rifat më rrena e mashtrime, ju e shpallët Komandant të UÇK pa ekzistuar një formacion i tillë ushtarak e as si emblemë, sot e keni derqn e mbyllur e keni insistuar përmës ish argatit tuaj Bedri Islamit.

– ⁠Si pasojë e egoizmit tuaj e Azem Sylës Marrëveshja e Kumanovës është nënshkruar pa Shefin e Shtabit -Agim Çeku si një ushtarak karriere.

– ⁠Ju në Mërgat ( CH e Gjermani) nuk keni pasur fare autoritet në mesin e bashkatdhetarëve, asnjë tubim apo protestë nuk e keni bërë ju sepse ishit të pa besuar, ato i ka bërë LDK-së, edhe Grupet e para guerile në Shqipëri i dërgoi Presidenti Rugova në marrëveshje më shtetin Shqiptar, andaj mos shpifni se askush nuk ju beson, jeni mbeturina enveristësh të pa reformuar. Ju jeni miku besnik i Fatos Nanos, Fatos Klosit, Mejdanit e Doklës që thoshin se kryeqytet i Kosovës është Beogradi, po të kemi shtet ligjorë ju do duhej të ishit në burg për tradhti Kombëtarë”, përfundoi Ferizi

Related posts

Fotot/ Berisha mbush tribunën e “Air Albania” me delegatë dhe mbështetës të PD-së

dardanianews

“Azil politik”, rrenë/ Tahiraj për Halitin: “Nën uniformën e UÇK-së dhe i maskuar kërcënoi Presidentin Rugova me ligjet e luftës për tradhti”

dardanianews

Judah ia kthen deputetit ukrainas: Serbia nuk mund ta pushtojë Kosovën sepse NATO është atje

dardanianews