8.1 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedKulturë

Vendoset pllaka e 32 ushtarëve të parë pranë lapidarit e heroit Sali Çekaj

Sot me 25.08.2021 pranë lapidarit të Heroit Salih Çekaj, u vendos pllaka përkujtimore me emrat e 32 ushtarëve të cilët u stërviten në kazermën  Surrel afër Tiranës, në Nëntorin e vitit 1991. Pas stërvitjeve ky grup i cili ishte pjesë e grupit të dytë, të armatosur nën komandën e Salih Çekajt thyen kufirin te Rrasa e Zogut dhe u futen në Kosovë. Salih Çekaj u futë në Histori si komandanti i parë i kësaj bërthame ushtarake mbi të cilën do të ndërtohet ushtria e Kosovës. Kjo ishte ndërmarrja më serioze dhe më e guximshme e institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga presidenti Rugova. Nga këtu filloj rezistenca e armatosur për mos u ndalur kurrë deri në çlirimin definitiv të vendit. Salih Çekaj mbeti figura qendrore e kësaj rezistencë. Nga këto dy grupe që u stërviten në Surrel, linden komandantët më të famshëm që drejtuan rezistencën e armatosur. Salih Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Iljaz Kodra dhe të tjerë, ishin dhe mbetën komandantë kryesorë që drejtuan dhe komanduan njësitet guerile kundër okupatorit famëkeq Serb. Sot do mbete një ditë e shënuar sepse 32 ushtarët ju afruan komandanti të tyre dhe do qëndrojnë përjetësisht pranë tij. Komandanti madhështorë qëndron krenarë afër tyre me radiolidhjen në dorë, thua se po ju thotë, mirë se erdhët prane meje. Sado që përpiqen ta ndryshojnë Historinë faktet dhe dëshmitë janë kokëforta dhe triumfojnë një ditë. Vendosja e kësaj pllake është edhe një fitore e Historisë, e vërteta po vendoset në vendin e vetë!May be an image of outdoors

May be an image of map and text

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

May be an image of map and outdoors

 

 

 

 

 

 

 

 

Related posts

Prezantohet nesër/ Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave

dardanianews

Vdes gazetarja e njohur kosovare

dardanianews

Luiz Ejlli akuzohet për falsifikim, mund të dënohet deri në 4 vjet burgim

dardanianews