June 27, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Verë pa “Kitara”? E pamundur! Nuk do ndaleni së dëgjuari hitin e Taynës dhe Yllit

Yll Limani dhe Tayna sapo kanë publikuar këngën më të re të titulluar “Kitara” – një projekt që pritet të pushtojë skenën muzikore këtë verë!

Me muzikë dhe tekst të realizuar nga vetë artistët, kënga është prodhuar nga Fatjon Miftari, ndërsa pas gjithë projektit qëndron producenti ekzekutiv Bonart Ajvazi.

“Kitara” është një kombinim perfekt mes vokalit të Yllit dhe stilit të guximshëm të Taynës. Dy artistët kanë sjellë një videoklip modern, energjik dhe vizualisht të fuqishëm – duke i dhënë një frymë të freskët tregut muzikor.

Kjo këngë është pa dyshim një nga më të përfolurat dhe synon të shndërrohet në hitin e verës 2025!
A e dëgjuat Kitara? Jepni mendimin tuaj – a është hiti i kësaj vere? /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

EFI një nga eskortat e burgut? Përgjigjet moderatorja

dardanianews

Sondazh: Kush del fitues, Luizi apo Efi?

dardanianews

Ky detaj e tregon haptazi që Xheneta nuk po heq dorë nga Gjesti

dardanianews