36.9 C
New York
July 29, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Vesa fshin fotot me Mirlind Dakun, ja çka ka ndodhur

Prej kohësh, lidhja mes Vesa Vllasaliu dhe futbollistit të njohur Mirlind Daku ka qenë në qendër të vëmendjes. Dyshja janë shfaqur shpesh në momente të përbashkëta romantike, dhe ndjekësit e tyre kanë krijuar një simpati të veçantë për çiftin.

Por së fundmi, fansat vunë re një ndryshim: fotot e përbashkëta janë zhdukur nga Instagrami i Vesës. Në një “Q&A” me ndjekësit, dikush e pyeti hapur:

“Pse i ke heq fotot me të dashurin?”

Dhe përgjigja e saj nuk vonoi:

“Pa arsye vallah. Nëse qes apet në Highlight e qes me fytyr t’vet. Po s’du se po mi marrin msysh djalit (hajgare pak).”

Pra, nuk ka ndarje në horizont – përkundrazi, Vesa me stilin e saj të njohur thumbues dhe të drejtpërdrejtë, bëri të qartë se lidhja me Dakun vazhdon si më parë, thjesht… me më pak “ekspozim” publik.

E duke qenë se Mirlindi është një nga lojtarët më të komentuar të kombëtares shqiptare dhe me një karrierë që po ngjitet me shpejtësi, s’është çudi që Vesa dëshiron ta ruajë dashurinë nga “sytë e keq”.

Epo, ndonjëherë më mirë “highlights” pa fytyrë sesa dashuri me energji të këqija!

/Prive By Liberta Spahiu.

Related posts

“S’ndihem shqiptare, më pëlqejnë meshkujt serbë”, aktori kosovar publikon intervistën e Edona James në TV’në e Beogradit

dardanianews

Çfarë i bëri bashkë Luizin dhe Teuta Selimin?

dardanianews

Gjesti thotë se Unikkatili është Tupac i Kosovës e Shqipërisë – reagojnë nga grupi The Bloody Alboz

dardanianews