September 16, 2026
DardaniaNews
KulturëLajmeShkencë

VETËM NË KLASËN E TRETË, POR LA ME GOJË HAPUR AMERIKËN! VOGËLUSHJA SHQIPTARE SHKËLQEN NË GARËN MË TË VËSHTIRË TË SHKENCES

Një tjetër sukses shqiptar vjen nga Shtetet e Bashkuara. Onea Kurteshi, nxënëse e klasës së tretë nga Gjilani, është renditur ndër më të mirat në garën prestigjioze ndërkombëtare “Neo Science”, e zhvilluar në New York, duke përfaqësuar me dinjitet Kosovën mes pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës.Vogëlushja arriti të fitojë vendin e dytë në Shkencat Natyrore dhe vendin e katërt në Matematikë, një rezultat që dëshmon talentin, përkushtimin dhe nivelin e lartë të përgatitjes së saj.Ky sukses është një krenari jo vetëm për familjen dhe shkollën e Oneas, por edhe për Gjilanin dhe mbarë Kosovën, duke treguar se nxënësit shqiptarë janë të aftë të konkurrojnë dhe të spikasin në arenën ndërkombëtare.Urime Onea Kurteshit për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe suksese edhe më të mëdha në rrugëtimin e saj akademik!

Related posts

KUR DO HAPEN KUFIJTË TOKËSOR – RAMA JEP LAJMIN E MIRË

dardanianews

Lajmi i fundit: Arrihet një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll

dardanianews

Kë do ta votoni në këto zgjedhje?

dardanianews