November 11, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Reshjet pritet të marrin shtrirje më të madhe në shkallë vendi, ja detajet

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe herë pas here të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por në zonat ku do të ketë zhvillime konvektive pritet të shfaqen në formën e stuhive të lehta, me shpejtësi prej 15-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 36°C. Në zonat me të reshura, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, duke zbritur përkohësisht rreth vlerës 20°C. /MeteoKosova/

Related posts

Çfarë po ndodh në LDK? Deputeti i kësaj partie i reagon Isa Mustafës, mbron Vjosa Osmanin

dardanianews

Ganimete Musliu e quan psikopat Albin Kurtin

dardanianews

Albin Kurti del haptas: Votojeni Joe Bidenin

dardanianews