Kryeministër,
i kofsh’ fal situatës se nesër kisha doktoru në profilin tënd.
E që dalë e gjallë prej situatës, veç me ty kam m’u marrë.
Ja kam marr vetes inati, krahun jam kah e nxjerri tuj i ra tenxheres me garuzhdë me sa forcë që kam, çdo natë?
Për çka?
Për politikë t’pshurrtë!
Pse mos me protestu ne budalltë për mbijetesë fizike por për politikë?
Ne nuk e dimë a po shpëtojmë për vete por po duam ta shpëtojmë qeverinë.
Shkenca thotë se edhe frika trashëgohet, ka mundësi që asnjë s’jemi normal.
Qysh është e mundur që veç shqiptarët merren me politikë e me rivalitete provinciale në këtë kohë të vdekjeve masive.
Ti s’paske ndjenja o djalë.
Ti edhe vdekjes po i konkuron.
S’po e lë vdekjen m’u bë lajm.
Pse po ia merrni anën karantinës dhe po silleni sikur më me rëndësi është pushteti sesa jeta.
S’po kuptoj.
Pse me t’lut unë e Marigona Geci me t’ba rixha, aman lsho pe?
Mos lsho more. Hiç mos lsho pe.
Edhe kur frika nga vdekja krejtve na ka nguju n’shpi, ti e bën veten rol më kryesor se jeta jonë. A ka më rëndë se kjo?
Ti dhe problemet t’ua të karrierës tënde sot janë më të rëndësishme për ty sesa Ne.
Bile me pas fsheh pak megalomaninë.
Këqyre Edi Ramën, po tutët për krejt popullin. S’ka çast që nuk e informon popullin e nuk e drejton. E ka harru veten Edi Rama, mbi vete po e mban frikën e 3 milionë shqiptarëve, a sa janë.
S’po i bjen në mend m’u pispillos as me fajësu njeri.
Pra, krejt Kosova duhet të merren me Albin Kurtin, të mbrojnë pushtetin e tij nga banorët e karantinës.
Qysh largohet nga puna njeriu në atë moshë pa asnjë paralajmërim.
Kur ka protestu Agimi si student, s’keni qenë të lindur. Nuk është mirë me bë çka mundesh, m’i shkel njerëzit, se as nuk ta lejojnë.
Ku ke pa ti me na qitë përpara Haki Abazin (na e ka ba Zoti gjak), me na tregu neve sahat e dakik njëfarë Hakia që nuk është gjendje e jashtëzakonshme, kur është edhe më keq se e jashtëzakonshme.
Për Haki Abazin më e rëndësishme se jeta jonë është mos m’u shpall gjendje e jashtëzakonshme.
A e ke dëgju fjalimin e Merkeli me të cilin i adresohet popullit të saj?
Pse nuk merr yrrnek nga Kancelarja gjermane po e qet Haki Abazin me na tregu neve që LDK është me Thaçin?
Mos jeni ju me Thaçin?
Se prej atij takimit tre orësh me dyer të mbyllura mes Albinit e Hashimit, u mor teposhzja.
Se edhe Kadri Veseli nuk ia ngjiti emrin krizës ‘Albin’. Ishte shumë i kujdesshëm dhe ia ngjiti krizës emrin ‘koalicion’.
Ne budallë s’jemi.
Veç Albini ka çka i jep Hashimit.
Isa nuk ka çka i jep askujt.
Isa ka gabuar shumë që ia ka jep Albinit atë që e ka lyp.
Askush tjetër s’ka çka i jep Thaçit përveç Albini.
Albini mund t’ia zgjas ‘jetën’.
Prandaj, Thaçi nuk lyp më gjendje të jashtëzakonshme.
Askush tjetër përveç Albinit nuk mund ta rehabilitojë PDK-në.
Unë e di çka ndjen dikush që në këtë situatë hyp në Pandorë i pispillosur dhe xhiron video për t’i lajmëruar rastet sociale se do t’i marrin ndihmat që u takojnë.
Dashuria ndaj vetvetes është më e rrezikshme se urrejtja ndaj tjetrit.
P.S. E Beratin mos e ngucni, se Berati shkruan edhe kundër vetvetes, lëre më kundër juve.