26.5 C
New York
July 1, 2025
DardaniaNews
EkskluziveFeaturedLajme

“Video ekskluzive e papublikuar më parë: Çfarë thoshte Agim Doçi për presidentin Rugova”

Dje, është ndarë nga jeta poeti i njohur Agim Doçi, Lajmi ishte konfirmuar nga miqtë dhe të afërmit përmes rrjeteve sociale.

Agim Doçi është fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Ai ka lindur më 9 Maj 1948 u diplomua për inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë.

Agim Doçi, ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare.  Ai ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.

Me rastin e ndarjes nga jeta të poetit të njohur Agim Doçi, ne po publikojmë një video ekskluzive të papublikuar më parë, ku ai ngushëllon popullin e Kosovës pas vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Për lexuesit tanë besnikë, Dardania News sjell këtë material të veçantë.

dardanianews.com

 

Related posts

Adriatik Kelmendi: Me “protestu n’shesh” apo “mu fal n’shesh!”

dardanianews

Zyrtarja policore në Gjakovë suspendohet në ditën kur mbushi 20 vite jetë /ARSYEJA👇

dardanianews

Pas një kohe të gjatë takohen Albin Kurti e Shpend Ahmeti

dardanianews